E martë, 3 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Levica: DPMNE nuk mund t’i detyrojë kuadrot e veta të bashkëpunojnë, prandaj e heq ligjin për koordinimin e shërbimeve sekrete

„Qeveria e Mickoskit po organizon një absurditet të vërtetë në njërin prej segmenteve më të ndjeshëm të aparatit shtetëror – sigurinë kombëtare. Me propozimin për heqjen e Ligjit për koordinimin e komunitetit të sigurisë dhe inteligjencës, DPMNE praktikisht pranon se nuk ka arritur të krijojë bashkëpunim funksional mes shërbimeve që drejtohen nga kuadro të emëruara nga vetë pushteti. Më skandaloze, Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga Pançe Toshkovski, në arsyetim pranon se ligji ekzistues është i vendosur në mënyrë sistematike dhe i përshtatur me standardet e BE-së dhe NATO-s, por zbatimi i tij është i kufizuar për shkak të mungesës së besimit institucional dhe kapacitetit operativ.
Pra, ligji është i mirë, por pushteti nuk di ta zbatojë, prandaj vendosi ta heqë!“, thonë nga partia Levica.

„Shton shqetësimin fakti që kjo heqje ligjore ndodh paralelisht me njoftimet për bashkimin e Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për Inteligjencë. Të dy institucionet kanë misione ligjore, kompetenca dhe detyra operative të ndryshme, dhe bashkimi i tyre eventual hap pyetje serioze për përqendrimin e kompetencave, mekanizmat e kontrollit dhe ndikimin politik mbi aparatin e sigurisë. Në vend të një analize të detajuar, debat ekspertësh dhe garanci të qarta për pavarësinë e shërbimeve, Qeveria fillon me çmontimin e kuadrit ligjor ekzistues.

Qeveria duhet të përgjigjet publikisht për pyetje thelbësore:

1. Kush, si dhe mbi bazën e cilit kuadër ligjor do të sigurojë koordinim të qëndrueshëm mes shërbimeve pas heqjes së Ligjit ekzistues?

2. Cilat janë garancitë që do të tejkalohet mungesa e besimit mes shërbimeve, kur kuadrot më përgjegjëse drejtuese janë propozuar dhe emëruar nga vetë pushteti?

3. Cilat janë garancitë që pa një mekanizëm të qartë të rregulluar ligjërisht për koordinim, shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës nuk do të ekspozohen ndaj ndikimeve dhe keqpërdorimeve politike?

Heqja e mekanizmit ligjor për koordinim me arsyetimin se shërbimet nuk kanë besim njëra te tjetra nuk është zgjidhje, por pranim i një problemi serioz. Në vend që të kërkohet përgjegjësi nga ata që janë ngarkuar ta sigurojnë zbatimin e tij, Qeveria zgjedh të heqë mekanizmin që duhet të sigurojë koordinim.

Arsye për shqetësim serioz është nëse pas kësaj vendimi fshihet qëllimi për përqendrim të kompetencave dhe ndikimit mbi shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës, duke hapur kështu hapësirë për kontroll më të madh politik mbi to.

Maqedonisë i duhen shërbime profesionale, të pavarura dhe funksionale të sigurisë dhe inteligjencës, me kompetenca të qarta të ndara dhe koordinim të garantuar ligjërisht, jo institucione që do të jenë peng i interesave partiake dhe mungesës së besimit mes tyre!“, njoftojnë nga partia Levica.

Lajme të ngjashme