Limani: Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 kupona për mamografi falas në kuadër të „Tetor Rozë“

Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 kupona për mamografi falas për gratë dhe vajzat, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Muajit të Ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur si „Tetor Rozë“.
Këtë e njoftoi kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje.
„Ndërgjegjësimi dhe zbulimi i hershëm janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit të grave. Edhe këtë vit, Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 kupona për mamografi falas, me qëllim që t’u japim mbështetje grave dhe vajzave dhe t’i inkurajojmë për kontrolle parandaluese të rregullta“, theksoi Limani.
Në kuadër të „Tetor Rozë“, Komuna e Gostivarit, në bashkëpunim me Shoqatën „Ezra“, organizoi edhe një punëtori informative me të njëjtin titull, ku gratë dhe vajzat e pranishme patën mundësinë të informohen dhe të bisedojnë me profesionistë shëndetësorë për kancerin e gjirit, rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe mundësitë për zbulim të hershëm.
Në punëtori morën pjesë Miranda Iziri, specialiste e radiologjisë, dhe Ilir Ismaili, onkolog, të cilët ndanë informacione dhe këshilla për rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin.
Përmes këtyre aktiviteteve, Komuna e Gostivarit synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit dhe të inkurajojë gratë që t’i kushtojnë më shumë vëmendje kontrolleve parandaluese, njoftojnë nga komuna.
Lajme të ngjashme
Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova sot pati një takim me Michael Berenbaum, profesor i shquar i studimeve hebraike dhe ekspert për Holokaustin, i cili në mars të këtij viti e shoqëroi gjatë vizitës në Kompleksin Memorial "Treblinka" në Poloni. Në takim morën pjesë Goran Sadikario, drejtor i Fondit të Holokaustit të…
18:01Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë Povaradarisë do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë, njofton UHMK. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 9, ndërsa ajo…
17:59Si rezultat i një hetimi të koordinuar midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI), u zbulua administratori i tregut ilegal online "OLVX", përmes të cilit ofroheshin të dhëna personale të vjedhura, kredenciale hyrjeje dhe mjete për kryerjen e krimit kompjuterik. Sektori për krim…
17:30

