E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Mbeturinat nga Kumanova do të dërgohen në Drislla, Dimitrievski u kërkoi falje bashkëqytetarëve

11.10.2026, 08:18

Mbeturinat nga Kumanova nga mbrëmja do të transportohen dhe depozitohen përkohësisht në deponinë Drislla në Shkup, pasi u shfaq problem me depozitimin e mbeturinave për shkak të bllokadës së deponisë Krasta.

Informacionin e njoftuan NP „Pastërtia dhe gjelbërimi“ dhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili falënderoi për mbështetjen kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Shkupit, Orcë Gjorgjievski, dhe ekipin menaxherial të Drisllës.

Dimitrievski njoftoi se vazhdojnë aktivitetet për sanimin e deponisë Krasta dhe tejkalimin e problemit me mbeturinat.

„Në emër timin personal dhe në emër të ekipit menaxherial të NP „Pastërtia dhe gjelbërimi“ – Kumanovë, kërkoj falje bashkëqytetarëve të mi që për shkak të bllokadës së deponisë sonë përballen me një problem serioz, i cili do të tejkalohet sa më shpejt të jetë e mundur“, theksoi Dimitrievski në një postim në Facebook.

Lajme të ngjashme