E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Filloi vendosja e enëve të reja për hedhjen e mbeturinave komunale

13.10.2026, 11:07

NP Higjiena Komunale-Shkup filloi me vendosjen e enëve të reja të blera, të destinuara për hedhjen e mbeturinave komunale. Deri tani është kryer zëvendësimi i rreth dyqind kontejnerëve, ndërsa aktivitetet për vendosjen e enëve të reja do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave, thonë nga NP Higjiena Komunale-Shkup.

Njëkohësisht, gjatë javës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup hoqën 880 metra kub mbeturina të mëdha dhe ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme nga hapësirat publike dhe ato të trafikut në të gjitha komunat e Shkupit. Sasia më e madhe e mbeturinave të hedhura në mënyrë të paligjshme u hoq në komunën Qendër, ku u pastruan gjithsej 205 metra kub mbeturina nga deponitë e egra, njoftoi NP Higjiena Komunale-Shkup.

Në të njëjtën periudhë, u mblodhën dhe u transportuan 3300 ton mbeturina komunale nga familjet dhe subjektet juridike në territorin e qytetit të Shkupit, shtojnë nga NP Higjiena Komunale-Shkup.

Lajme të ngjashme