Mickoski: „Gereshaimer“ planifikon investim të ri në Maqedoni, në dhjetor paralajmërohen tre kapacitete të reja prodhuese

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se kompania „Gereshaimer“ planifikon një investim të ri në Maqedoni, ndërsa për dhjetor paralajmëroi edhe tre kapacitete të reja prodhuese me potencial për hapjen e më shumë se 1.000 vendeve të punës.
Mickoski informoi se „Gereshaimer“ deri tani ka realizuar dy investime në vend me vlerë totale rreth 120 milionë euro dhe punëson rreth 300 persona.
„Ambicia e tyre është një investim i ri, shtesë prej 100.000 metrash katrorë, me të cilin do të rrisin numrin e të punësuarve deri në 500 dhe praktikisht do të trefishojnë xhiron e biznesit të tyre tek ne“, deklaroi Mickoski.
Ai paralajmëroi se në dhjetor priten tre kapacitete të reja prodhuese, të cilat pas arritjes së kapacitetit të plotë duhet të sigurojnë më shumë se 1.000 vende pune të paguara mirë.
Gjatë vizitës, Mickoski zhvilloi edhe një takim bilateral me kryeministrin e landit gjerman Renania Veriore-Vestfali, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Ai theksoi se Maqedonia është vendi i vetëm nga Ballkani Perëndimor që ka nënshkruar marrëveshje për këtë lloj bashkëpunimi bilateral dhe ekonomik me landin.



