E hënë, 2 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Mickoski: Thellojmë bashkëpunimin ekonomik me Gjermaninë, qëllimi është më shumë investime dhe GDP më i lartë

Kryeministri, Hristijan Mickoski, njoftoi thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë me qëllim, siç tha, më shumë investime dhe GDP më të lartë.

"Sot në Bon kemi pasur një agjendë me të vërtetë të suksesshme dhe, do të thoja, mjaft dinamike. Ditën e filluam me takime brenda kompanisë Deutsche Telekom, e cila është e pranishme edhe tek ne, në tregun maqedonas, për disa dekada. Ajo që biseduam sot me drejtorin kryesor të Deutsche Telekom janë investimet e tyre potenciale shtesë në Maqedoni, në tregun maqedonas të telekomunikacionit, por nuk u kufizuam vetëm aty. Diskutuam edhe për investime potenciale të Deutsche Telekom në fusha të tjera si shëndetësia, teknologjia inteligjente dhe lloje të tjera industrish që do të sjellin vlerë të madhe të shtuar për ekonominë maqedonase dhe në këtë mënyrë do të rrisin praninë e Deutsche Telekom në Maqedoni, por edhe në rajon", tha Mickoski, i cili është në vizitë në Gjermani.

YouTube · klikoni për të ngarkuar videon

Ai tha se kishte takime edhe me Dhomën Ekonomike Gjermane dhe përfaqësuesit e saj gjatë vizitës në Bon. Në takime ishin të pranishme shumë nga kompanitë që kanë investimet e tyre në Maqedoni, por edhe ato kompani që kanë ambicie për të investuar në Maqedoni.

"Diskutuam për përvojat e tyre deri tani, si t’i bëjmë investimet e tyre më të suksesshme, por njëkohësisht biseduam edhe për rritjen e investimeve dhe kapaciteteve të tyre, me çka gjithashtu do të rritej edhe prodhimi bruto i brendshëm i ekonomisë maqedonase. Në përgjithësi, një ditë me të vërtetë e suksesshme këtu në Gjermani, në Bon, dhe gjithçka që biseduam sot, sigurisht, do të ketë vlerë të shtuar në cilësinë e jetës së qytetarëve në Maqedoni. Përshëndetje të mëdha nga Dizeldorf dhe vazhdojmë nesër me vizitën tonë në Gjermani", tha Mickoski.

Lajme të ngjashme