E enjte, 22 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Ndalohet peshkimi i karpit në Liqenin e Mavrovës

22.10.2026, 10:58

Me vendim të ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave, ndalohet peshkimi i karpit (Cyprinus carpio) në zonën rekreative "Liqeni i Mavrovës" deri më 31.12.2026.

Ndalesa është marrë në përputhje me nenin 84 paragrafi (1) pika 1 të Ligjit për peshkim dhe akuakulturë ("Fletorja zyrtare e RMV" nr. 64/24 dhe 160/25), në kërkesë të NP Parku Kombëtar Mavrovo dhe me mendim pozitiv nga Instituti për blegtorinë dhe peshkimin – Shkup.

Facebook · klikoni për të ngarkuar postimin

"Qëllimi është të mundësohet përshtatja e suksesshme, përhapja dhe rritja e individëve të peshkut në kushtet natyrore të Liqenit të Mavrovës, duke kontribuar kështu në ruajtjen dhe rinovimin e fondit peshkatar.

Ftojmë të gjithë peshkatarët të respektojnë ndalesën dhe së bashku të kontribuojmë për ruajtjen e fondit peshkatar të Liqenit të Mavrovës", njoftojnë nga Parku Kombëtar Mavrovo.

Lajme të ngjashme