E martë, 20 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

OKTA vazhdon iniciativën për mbështetje të tregut me zbritje prej dy denarësh për litër karburanti dizel

20.10.2026, 16:16

Si përgjigje ndaj zhvillimeve të fundit në tregjet ndërkombëtare të karburanteve, OKTA AD – Shkup vendos një zbritje të përkohshme prej 2 denarësh për litër karburanti dizel, me vlefshmëri nga sot, 20 tetor 2026, deri më 2 nëntor 2026.

Zbritja do të aplikohet në shitjen e karburantit dizel që OKTA e furnizon tek tregtarët me shumicë dhe pakicë të karburanteve. Pjesëmarrësit në treg do të vazhdojnë të përcaktojnë vetë çmimet përfundimtare me pakicë, në përputhje me politikat e tyre tregtare dhe kushtet aktuale të tregut.

Kjo iniciativë është pjesë e një serie masash të synuara mbështetëse që OKTA i ka zbatuar që nga marsi i vitit 2026, me qëllim të kontribuojë në lehtësimin e ndikimit të paqëndrueshmërisë së tregjeve ndërkombëtare dhe për të mbështetur stabilitetin dhe konkurrencën e tregut vendas të karburanteve.

Me iniciativën më të fundit, vlera totale e mbështetjes së deritanishme që OKTA ofron për tregun vendas që nga marsi 2026 pritet të arrijë rreth 8 milionë euro. Me këtë, kompania konfirmon edhe një herë angazhimin e saj për mbështetjen e konsumatorëve, bizneseve dhe ekonomisë më të gjerë në periudha të paqëndrueshmërisë së shtuar të tregjeve.

(PR)

Lajme të ngjashme