E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Për shkak të Zadushnicës, nesër do të vozitet me regjim të ndryshuar drejt varrezave në Shkup

Nesër, me rastin e festës fetare Zadushnica, Njësia për sigurinë e trafikut rrugor pranë SVR Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të trafikut për zhvillimin e sigurt dhe të pandërprerë të trafikut.

Konkretisht, duke filluar nga ora 06:00, trafiku drejt varrezave të qytetit Butel do të zhvillohet në një drejtim (rrethor), domethënë, të gjitha automjetet do të drejtohen në rrugën „Butelska“, majtas në rrugën „Aleksandar Urdarevski“, majtas në rrugën „Boca Ivanova“ dhe djathtas deri te hyrja e varrezave Butel, ndërsa për daljen nga varrezat, djathtas në rrugën „Boca Ivanova“, deri te rrethrrotullimi në rrugën „Butelska“, pastaj majtas në rrugën „Butelska“ dhe djathtas në rrugën „Kemal Sejfula“.

Regjim i veçantë i trafikut do të vendoset edhe në varrezat Kamnik, Draçevë dhe Gjorgje Petrovi.

MPB apelon te qytetarët që të respektojnë urdhrat që japin punonjësit policorë në rrugët e përfshira në regjim të veçantë të trafikut.

Lajme të ngjashme