E shtunë, 31 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Përleshje mes grupeve të tifozëve para „Jane Sandanski“, një person i lënduar, një i arrestuar

Një person është i lënduar, ndërsa një tjetër është arrestuar pas një përleshjeje fizike mes grupeve të tifozëve para palestrës sportive „Jane Sandanski“ në Shkup, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas informacioneve policore, një grup i vogël anëtarësh të grupit të tifozëve „Family“ sulmoi tifozët e klubit të basketbollit „Rabotniçki“, të cilët po prisnin për të hyrë në ndeshjen sportive.

Incidenti u raportua sot, rreth orës 18:55 në Drejtorinë e Policisë së Shkupit.

MPB njofton se disa anëtarë të grupit të tifozëve „Family“ po lëviznin nga rruga „Vasko Karangeleski“ drejt palestrës sportive, ku më parë ishin mbledhur rreth 50 tifozë të KK „Rabotniçki“. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme