"Ra Orban. Ra Vuçiq. Të gjithë e dimë kush është i radhës", tha Filipçe

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, uroi qytetarët e Serbisë për, siç tha, fitoren e madhe, historike!
"Siç kemi paralajmëruar, pason çlirimi nga strukturat kriminale të pushtetit. Ra Orban. Ra Vuçiq. Të gjithë e dimë kush është i radhës. Pres që Serbia dhe Maqedonia të ndërtojnë marrëdhënie sa më të mira të mundshme, të bazuara në respekt dhe bashkëpunim të ndërsjellë.
Qytetarëve të Maqedonisë u them se na pret një luftë, aspak e lehtë, sepse luftojmë kundër mbetjeve të kësaj grupi kriminal ballkanik", tha Filipçe.



