Sherr masiv në oborrin e një shtëpie në fshatin Banica: të lënduarit dërgohen në Qendrën Mjekësore Strumicë

Në Sektorin për Punë të Brendshme Strumicë dje u raportua se në orën 22:30 në oborrin e një shtëpie në fshatin Banica, rajoni i Strumicës, ka ndodhur një përleshje fizike mes R.M. dhe K.M. nga njëra anë dhe P.S., M.S., T.S., S.S., S.S. dhe S.S. nga ana tjetër, të gjithë nga fshati Banica, ku me sende të ndryshme i kanë shkaktuar njëri-tjetrit lëndime në kokë dhe trup.
Të lënduarit u dërguan në Qendrën Mjekësore Strumicë, ku tek personat R.M., K.M., T.S. dhe M.S. u konstatuan lëndime të rënda trupore.
Sendet që përdorën gjatë përleshjes u gjetën dhe u sekuestruan. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.



