Bllokim në Strumicë, u gjet drogë: arrestohet një 48-vjeçar

Dje në orën 22:10 në Strumicë, punonjës policie nga SPB Strumicë arrestuan një 48-vjeçar me inicialet Lj. Gj. nga Strumica.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i kryer me urdhër gjykate, si dhe gjatë kontrollit personal të Lj. Gj., u gjetën dhe u sekuestruan pako me heroinë dhe kokainë, dy peshore digjitale dhe sende të tjera me mbetje të lëndës pluhur.
Personi është mbajtur në Stacionin Policor Strumicë, dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim i përshtatshëm, njoftoi MPB-ja.



