E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Ekipi mobil ,,Task Force” pranë RC për MP Lindje gjeti drogë dhe arrestoi dy persona

13.10.2026, 08:22

Dje në orën 21:05 në rrugën e vjetër fshati Trabotivisht – Dellçevë, punonjës policie nga ekipi mobil „Task Force” i RC për MP Lindje arrestuan 29-vjeçarin D.K. nga fshati Poleto, Dellçev dhe 26-vjeçarin U.A. nga fshati Çrnik, Dellçev.

Gjatë kontrollit të një automjeti të parkuar “Volkswagen Golf” me targa të Dellçevit, në të cilin ndodheshin të dy personat, u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe rizla.

Personat janë mbajtur në Stacionin Policor Dellçev dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngrihet padi e përshtatshme.

Lajme të ngjashme