Veprim i koordinuar i Maqedonisë dhe Kosovës për shpëtimin e dy alpinistëve

Raporti është pranuar sot në 8:22 orën përmes numrit unik për thirrje të urgjencës 112. Pas verifikimit të kushteve për qasje në lokacionin, është konstatuar se nga ana maqedonase mund të arrihet vetëm me këmbë, dhe për shkaqet e motit, udhëtimi do zgjaste më shumë se gjashtë orë në një kah. Qasja me helikopter nuk ishte e mundur për shkak të shiut dhe mjegullës.
Si zgjidhje më e përshtatshme është vlerësuar nxjerrja nga ana kosovare, ku ka rrugë që lidhet nga qendra skitare Brezovica deri tek objekti në të cilin janë strehuar alpinistët.
Pas marrjes se raportit, Qendra Rajonale për menaxhim të krizave – Tetovë ka informuar shërbimet përkatëse, përfshirë Stacionin Policor në Tetovë, Qendrën për rastet e urgjencës – Tetovë dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim – Nënndarja e Tetovës. Në koordinim ishin përfshirë edhe Ndërmarrja Publike "Pyjet Kombëtare" – dega Tetovë, si dhe Shërbimi për kërkim dhe shpëtim në mal në Kosovë.
Në 11:45 orën, Qendra operacionale në vakt pranë Qendrës për menaxhim të krizave ka vendosur komunikim të drejtpërdrejtë me njërin nga alpinistët përmes bisedës telefonike dhe mesazhit SMS, ku i është njoftuar se një ekip nga Kosova do të arrijë për të i nxjerrë.
Shërbimi kosovar për kërkim dhe shpëtim në mal ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me alpinistët, dhe në ndarë kohë është konfirmuar se gjendeshin në gjendje të mirë shëndetësore.
Në 16:50 orën, Qendra për menaxhim të krizave ka marrë konfirmim se të dy qytetarët e huaj janë gjetur në gjendje të mirë dhe janë transportuar drejt Shtrpcës, në territorin kosovar.
Qendra për menaxhim të krizave informon se gjatë gjithë aksionit kanë koordinuar komunikimin me shërbimet përkatëse nga Maqedonia dhe Kosova, me qëllim nxjerrjen e sigurtë të alpinistëve.



