Toshkovski: Parandalimi i vjedhjeve dhe tregtisë së paligjshme me pasuri kulturore kërkon vigjilencë të vazhdueshme, parandalim dhe veprim të koordinuar

Vjedhjet e fundit të sendeve historike dhe arkeologjike me vlerë nga muze në disa vende evropiane na kujtojnë sa e rëndësishme është mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe sa i rëndësishëm është marrja në kohë e masave parandaluese, tha ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i cili ishte në vizitë në Muzeun Arkeologjik në Shkup.

"Pikërisht për këtë temë sot biseduam gjatë vizitës time në Muzeun Arkeologjik në Shkup, ku shqyrtuam mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit institucional dhe forcimin e sigurisë së pasurive kulturore.
Maqedonia disponon me një trashëgimi arkeologjike dhe kulturore jashtëzakonisht të pasur, që dëshmon për historinë e gjatë dhe të larmishme të këtyre hapësirave. Çdo send arkeologjik, çdo artefakt historik është pjesë e memories sonë kolektive dhe identitetit kulturor, një pasuri që kemi detyrë ta ruajmë për brezat e ardhshëm.
Mbrojtja e kësaj pasurie të paçmueshme nuk është vetëm çështje kulture, por edhe një çështje e rëndësishme sigurie. Parandalimi i vjedhjeve, tregtisë së paligjshme me pasuri kulturore dhe formave të tjera të kërcënimit të trashëgimisë kulturore kërkon vigjilencë të vazhdueshme, parandalim dhe veprim të koordinuar të institucioneve kompetente", theksoi Toshkovski.



