(Video) Levica: Aerodromi meriton një komunë të pastër, jo propagandë të pastër

„Ndërsa ekipi i PR-së së VMRO-DPMNE-së publikon fotografi dhe histori për një Aerodrom të pastër dhe të rregullt, realiteti në terren është krejtësisht ndryshe. Deponia e egër pranë ndalesës së fundit 5 shkatërron imazhin që kryetari i komunës Miteski përpiqet t'ia imponojë publikut“, thonë nga Levica Aerodrom.
„Shton shqetësimin fakti që në buxhetin e Komunës së Aerodromit për vitin 2026 nuk janë parashikuar fonde për pastrimin e deponive të egra.
Këshilltarja nga Levica, Slobodanka Qiriq, doli në terren për të dokumentuar problemin dhe për të kërkuar përgjegjësi nga komuna.
Banorët e Aerodromit meritojnë zgjidhje konkrete dhe një komunë të pastër, jo fotografi PR që fshehin pakujdesinë e pushtetit lokal“, njoftojnë nga Levica Aerodrom.



