E martë, 27 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Manasievski për LSDM: Në vend që të festojnë për fitoren e një partie tjetër në një shtet tjetër, le të rregullojnë oborrin e tyre

Ndryshimet në Maqedoni filluan me largimin e Zaevit, vazhduan me Kovaçevskin dhe do të përfundojnë me largimin e Filipçes, deklaroi Valentin Manasievski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

„Tek Filipçe dhe LSDM funksionon efekti i së vërtetës iluzore. Ata janë thellësisht të bindur se nëse një gënjeshtër e përsërisin 1000 herë, ajo në njëfarë mënyre do të bëhet e vërtetë. Kështu është edhe rasti me të vërtetat e tyre iluzore për Vuçiqin dhe për botën serbe. Tek ata thjesht, funksionon Freudi. Deri para disa vitesh, kur ishin në pushtet, Zaev dhe Filipçe e lavdëronin Vuçiqin dhe i përkuleshin në kufi kur u dhuronte vaksina sepse këta të dy donin t’i vjedhnin tona. Deri para vetëm disa vitesh, Zaev dhe Filipçe e shëtisnin Vuçiqin në veraritë maqedonase, i dhuronin fanella maqedonase dhe i kërkonin falje nëse në Maqedoni thoshin ndonjë fjalë të keqe për të. Ndërkohë, për persona të afërt me të si Aleksandar Obradoviç dhe Zoran Bashanoviç, njëri bashkëpunëtor i afërt, tjetri kum i Vuçiqit, menjëherë pas ardhjes së Zoran Zaevit në pushtet në Maqedoni, u vendosën si këshilltarë në qeverinë e tij“, tha Manasievski.

YouTube · klikoni për të ngarkuar videon

Dhe në vend që të festojnë për fitoren e një partie tjetër në një shtet tjetër, shtoi ai, le të rregullojnë oborrin e tyre.

„Nëse janë të gatshëm për zgjedhje, le t’i kërkojnë. Jo të ikin prej tyre si djalli nga temjani. Ndryshimet në Evropë filluan para 4 vjetësh pikërisht nga Maqedonia. Me largimin e Zaevit dhe Filipçes nga pushteti, e më pas edhe me largimin e Dimitar Kovaçevskit në Maqedoni, më në fund erdhën ndryshimet. Qytetarët më në fund morën shpresë, respekt dhe besim për një të ardhme më të mirë. Prandaj, për pyetjen që e parashtroi Filipçe, e cila është: kush është i radhës? Kemi një përgjigje shumë të thjeshtë. Filipçe, ti je i radhës“, tha Manasievski.

Lajme të ngjashme