E enjte, 22 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

VMRO-DPMNE: Goditje çmimesh dhe emigrantë as që ka pasur as do të ketë

22.10.2026, 13:03

SDSM dhe Venko Filipçe nuk mund ta mbulojnë dështimin e tyre, debaklin dhe fundin ku kanë arritur, me asnjë konferencë për shtyp në të cilën përhapin panik, histeri dhe frikë tek qytetarët me skenarë apokaliptikë të trilluar, reagojnë nga VMRO-DPMNE në konferencën për shtyp të Jovana Trençevskës nga SDSM.

"Fillimisht parashikuan skenarë të errët, dhe ndoshta edhe dëshironin, që shteti do të falimentonte, se do të vinin emigrantë, se borxhi publik dhe inflacioni do të rriteshin në mënyrë të jashtëzakonshme, se çmimet e naftës do të rriteshin, se do të mbeteshim pa ujë nëse në Maqedoni ndërtohen qendra të të dhënave dhe çfarë tjetër jo. Nga të gjitha skenarët e tyre të errët, apo dëshirat për gjendjen në shtet, asgjë nuk u realizua. Shteti jo vetëm që nuk falimentoi, por pas shtatë viteve të shkatërrimit ekonomik që la pushteti i SDSM-së, gjendjet po përmirësohen dhe Maqedonia po ecën përpara, emigrantë nuk ka, borxhi publik është në nivelin më të ulët historik, inflacioni në shtator është 2.7%, dhe derivatet e naftës janë më të lira se në të gjitha vendet e rajonit", thonë nga VMRO-DPMNE.

Kur jemi te inflacioni, shtojnë nga partia, do të përmendim edhe të dhënën tjetër, që duket se SDSM nuk dëshiron ta shohë.

"Sipas Eurostatit, Maqedonia me 2.5% ka normën më të ulët mesatare vjetore të inflacionit për tremujorin e tretë, pra korrik-shtator 2026, nga të gjitha vendet e rajonit. Tani, përsëri SDSM frikëson se do të ketë rritje çmimesh, se do të jetë e vështirë të jetohet, se pagat nuk mjaftojnë dhe këtë e bën përmes Jovanka Trençevskës. Ndryshe, Trençevska është ish-ministrja e punës dhe politikës sociale, e cila në përshkrimin e punës kishte standardin e jetesës së të gjitha kategorive të qytetarëve maqedonas, duke filluar nga pensionistët, në rrezik social, punëtorët, dhe për ta nuk bëri asgjë. Pensionistët i la me pensionet më të ulëta, punëtorët me paga që tani nuk u pëlqejnë. Si ish-ministre në qeverinë e SDSM-së solli metodologji për pagat dhe pensionet që tani i kritikon se nuk kanë qenë të mira dhe se sipas tyre, rritjet nuk kanë qenë të mjaftueshme", shkruhet në reagim.

Nga VMRO-DPMNE thonë se "SDSM frikëson edhe me lejet e punës për punëtorët e huaj, që si praktikë filloi gjithashtu në periudhën e pushtetit të SDSM-së, dhe angazhohen sipas nevojave të tregut".

"Maqedonia nuk është shteti i vetëm që përballet me mungesë të fuqisë punëtore, probleme të tilla kanë edhe shtete më të zhvilluara evropiane që mungesën e plotësojnë gjithashtu me leje pune për shtetas të huaj. Prandaj, SDSM-së nën drejtimin e Venko Filipçes i sqarojmë, Maqedonia nuk është sjellë në asnjë fund, por me qeverinë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Maqedonia po nxirret nga fundi ku e solli pushteti shtatëvjeçar i SDSM-së. Goditje çmimesh as që ka pasur as do të ketë, emigrantë as që ka pasur as do të ketë, ajo që ka është mungesë ideje dhe debakli i SDSM-së nën drejtimin e Venko Filipçes, si i fundit në zgjedhjet në Brvenicë", thonë nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme