E premte, 30 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Barcelona gjobitet me 602 euro për Alvarezin

Federata e Futbollit e Spanjës ka gjobitur Barcelonën për kontakt të papërshtatshëm me menaxherin e Julian Alvarez para se klubi të njoftonte Atletiko Madridin për interesin e tij.

Gjobë është simbolike, arrin në 602 euro, por klubi katalanas planifikon të apelojë vendimin e Federatës Spanjolle të Futbollit.

Hetimi ka konfirmuar se drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, dhe agjenti Fernando Hidalgo, kanë biseduar më 15 maj, ndërsa komunikimi i parë me shkrim me Atletikon ka ndodhur më 28 maj.

Shkelja është cilësuar si një shkelje e vogël disiplinore, për të cilën është shqiptuar një gjobë minimale financiare.

Barcelona ka tentuar të nënshkruajë me sulmuesin argjentinas gjatë verës dhe thuhet se ka ofruar 100 milionë euro, por Atletiko ka refuzuar ta shesë një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm ndaj një rival direkt.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme