E mërkurë, 21 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Detroit Pistons nga -22 deri te triumfi ndaj Bostonit, 38 pikët e kota të Paul George

21.10.2026, 00:07

Basketbollistët e Detroit Pistons fituan ndaj Boston Celtics me 121:113 në hapjen e sezonit të 81-të në NBA.

Pistons festuan pas një kthesë të pabesueshme në gjysmën e dytë, kur kompensuan disavantazhin prej 22 pikësh.

Bostoni nisi më mirë ndeshjen dhe kishte avantazh 58:45 në gjysmë.

Celtics në periodën e tretë arritën edhe një avantazh prej 22 pikësh dhe aty ndalën. Pistons filluan të shkrijnë disavantazhin, dhe në çerekun e fundit morën plotësisht kontrollin.

Ekipi vendas fitoi 12 minutat e fundit me 39:25 dhe kështu e kthyen ndeshjen në favor të tyre, ndërsa në fillim të pjesës së fundit bënë një seri prej 23:0.

Më meritori për fitoren e Detroitit ishte Javonte Green me 19 pikë, me pesë tripla nga tetë tentime.

Jalen Duren shtoi 22 pikë dhe nëntë kërcime, Duncan Robinson pati 21 pikë, ndërsa Cade Cunningham pati 20 pikë dhe tetë asistime.

Ausar Thompson kontribuoi me 11 pikë, 11 kërcime dhe pesë asistime.

Bostonin e udhëhoqi Paul George me 38 pikë, goditi shtatë tripla nga 12 tentime dhe pati pesë topa të vjedhur.

Derrick White shtoi 17 pikë dhe tetë asistime, ndërsa Jason Tatum pati 13 pikë dhe 11 asistime, por gjuajti vetëm 6 nga 23 nga fusha, duke përfshirë 0 nga 7 tripla.

Celtics goditën 17 tripla nga 42 tentime, por kjo nuk mjaftoi për të ndalur sulmin e vendasve.

Detroit kishte avantazh në kërcime (49:39) dhe ishte më i sigurt nga linja e lëshimeve të lira, që u tregua e rëndësishme në fundin e pasigurt.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme