Kelly: SHBA nuk do ta sulmojnë Iranin në asnjë moment para zgjedhjeve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta sulmojnë Iranin në asnjë moment para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA të caktuara për nëntor, deklaroi sot zëvendës-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Ana Kelly.
Në një intervistë për "Al Jazeera", ajo përsëriti pohimin e presidentit amerikan Donald Trump se Irani është në një gjendje të keqe ushtarake dhe ekonomike dhe theksoi se bllokada do të mbetet në fuqi të plotë.
Ajo shtoi se "nafta vazhdon të rrjedhë nëpër ngushticën e Hormuzit në sasi rekord".



