Vens: Besoj se Trump do të më mbështeste nëse kandidoj për president të SHBA-së

Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vens, sot deklaroi se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për president të SHBA-së në vitin 2028, por se me siguri beson se presidenti aktual, Donald Trump, do të mbështeste kandidaturën e tij, edhe pse ende nuk kanë biseduar për këtë.
"Në të vërtetë nuk kam vendosur se çfarë do të bëj në vitin 2028. As nuk kam menduar për këtë. Mendoj se presidenti do të më mbështeste nëse kandidoj", tha Vens për "ABC News".
Megjithatë, Vens theksoi se nuk ka biseduar për një kandidaturë të mundshme me Trump dhe shtoi se presidenti herë pas here lejon që gara brenda partisë të zhvillohet pa vendosur paraprakisht për kandidatin.



