Meloni: Gati 200 policë u lënduan në trazira, dëmi material vlerësohet rreth një milion euro

Gati 200 policë u lënduan gjatë trazirave në ditët e fundit në Milano, ndërsa dëmi material i shkaktuar vlerësohet rreth një milion euro, deklaroi sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Sipas saj, në trazira morën pjesë kryesisht anëtarë të "grupeve marginiale antagoniste të zakonshme", por edhe qindra të rinj shumë të rinj, nga të cilët një numër i madh ishin të mitur, raporton "ADN Kronos".
"Ata vinin në grupe të vogla, të ftuar përmes thirrjeve video në rrjetet sociale. Fëmijët që vinin në shesh për të thyer gjëra, vjedhur dhe për të regjistruar veten ndërsa e bënin këtë. Ky është një fenomen me të cilin duhet të përballemi seriozisht, dhe gjithashtu për të parandaluar që këto imazhe të bëhen model për imitim", tha Meloni.



