Nxënës sulmuar në oborrin e shkollës në Shuto Orizari, njëri nga sulmuesit nxori pistoletë

Një nxënës nga shkolla e mesme në Shuto Orizari u sulmua gjatë pushimit të madh, dhe njëri nga sulmuesit nxori një pistoletë.
Sipas informacioneve nga MPB, dje rreth orës 16:00 në SPB Shkup, R.S.(41) nga Shkupi raportoi se gjatë pushimit të madh para shkollës së mesme në zonën e Shuto Orizarit, ku mësonte, djali i tij 16-vjeçar u sulmua fizikisht nga dy persona, prej të cilëve njëri nxori pistoletën, por nuk qëlloi.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.



