Nxënës nga Shkupi sulmuan në Ohër

Nxënës nga Shkupi, të cilët ishin së bashku me profesorët e tyre, u sulmuan në Ohër.
Sipas informacioneve nga MPB, dje në SPB Ohër u raportua se në rrugën „Shën Klimenti i Ohrit“ në Ohër, disa persona sulmuan fizikisht disa nxënës nga Shkupi të cilët në grup, së bashku me profesorët e tyre, po lëviznin në rrugë.
Policia thotë se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pas së cilës kundër sulmuesve do të ngrihet padi e përshtatshme.



