E enjte, 15 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Rrjeti kryesor i ujësjellësit në Kadino po rinovohet plotësisht

15.10.2026, 12:43

Kryetari i Komunës së Ilindenit, Aleksandar Georgievski, inspektoi aktivitetet ndërtimore për riparimin e rrjetit kryesor të ujësjellësit në gjatësi prej rreth 650 metrash në Kadino.

Në kuadër të projektit, tubat e vjetër, të amortizuar dhe të dëmtuar të ujësjellësit po zëvendësohen me tubacione të reja polietileni F280.

Georgievski theksoi se me realizimin e këtij projekti do të mundësohet furnizim i vazhdueshëm dhe stabil me ujë, ulje e humbjeve të ujit dhe mbajtje e një presioni të qëndrueshëm në rrjetin e ujësjellësit. Ai tha se në periudhën e kaluar janë riparuar 1.400 metra të rrjetit kryesor të ujësjellësit në Kadino, dhe me riparimin aktual të 650 metrave shtesë, rrjeti kryesor i ujësjellësit në këtë vendbanim do të rinovohet plotësisht.

"Me përfundimin e aktiviteteve ndërtimore do të zgjidhet problemi shumëvjeçar me infrastrukturën e amortizuar të ujësjellësit dhe defektet e shpeshta, duke siguruar furnizim më të sigurt, më cilësor dhe më stabil me ujë për banorët e Kadinës", tha kryetari.

Lajme të ngjashme