Nga Aerodromi në dy muaj janë larguar 400 ton mbeturina, janë transportuar në “Drisla”

Gjatë shtatorit dhe tetorit, nga zona e Komunës Aerodrom janë mbledhur dhe transportuar 400 ton mbeturina të përziera në deponinë “Drisla”.
Ekipet e Ndërmarrjes Publike për veprimtari komunale janë çdo ditë në terren, ku mbledhin mbeturina të mëdha, mbeturina ndërtimore dhe mbeturina nga depot e egra dhe hapësirat publike.
Komuna informon se qytetarëve u është në dispozicion edhe shërbimi për ngritjen e mbeturinave direkt nga shtëpitë e tyre, me transport të duhur dhe të sigurt deri në “Drisla”, për një tarifë simbolike.
Nga aty kujtojnë se kujdesi për një mjedis të pastër jetësor është përgjegjësi e përbashkët dhe bëjnë apel që qytetarët të mos krijojnë deponi të egra, të përdorin shërbimet komunale në dispozicion dhe të kontribuojnë për një komunë më të pastër.



