E shtunë, 24 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Autogol siç nuk keni parë – Çelsi në gjunjë para Totenhemit

24.10.2026, 20:39

Derbi i qytetit, në xhiron e tetë në "Stamford Bridge", mes Çelsit dhe Totenhemit përfundoi me triumfin e mysafirëve 0:2. Çelsi regjistroi humbjen e tretë në sezon, ndërsa Totenhemi pas një fillimi të keq, pa fitore në gjashtë raundet e para, shënoi edhe fitoren e dytë.

Për një kohë të gjatë dukej se nuk do të kishte emocione më të mëdha, dhe se rezultati më së shumti do të mbetej 0:0.

Gjithçka filloi në minutën e 77-të, kur Majk Penders, portieri rezervë i Çelsit, shënoi një autogol të çuditshëm, u përpoq të boksonte topin, por në vend që ta godiste përpara, e dërgoi pas shpinës së tij.

Katastrofa e Çelsit u thellua në minutën e 80-të, pasi Kol Palmer vonoi në start, i shkeli këmbën lojtarit kundërshtar dhe me të drejtë mori kartonin e dytë të verdhë.

Kjo ishte kartoni i 100-të i kuq i Çelsit në historinë e tyre në Premier Ligë.

Matijs Tel vulosi rezultatin në minutën e 87-të pas një gabimi tjetër të madh të "bluave".

Tel i vodhi topin në gjysmën e tij, e tërhoqi dhe tërhoqi, pastaj me një goditje nga mbi 25 metra mposhti fatkeqin Penders, për rezultatin përfundimtar 0:2.

Lajme të ngjashme