Microsoft i befasoi të gjithë dhe prezantoi kontrolluesin e tij më të vogël Xbox

Është më i lehtë se telefoni juaj, lehtë futet në xhep, dhe megjithatë ka të gjitha butonat që ju nevojiten.
Xbox njoftoi "Nano Controller" – kontrolluesin më të vogël që kompania ka krijuar ndonjëherë. Ai është i destinuar për fëmijë, lojtarë me duar më të vogla dhe njerëz që duan të luajnë lojëra jashtë dhomës së ndenjes. "Nano" është pak më shumë se 12 centimetra i gjatë dhe peshon rreth 99 gramë.
Pavarësisht madhësisë së tij, Xbox nuk ka hequr asnjë kontroll. Keni në dispozicion të gjitha 18 butonat standardë, me një renditje identike me atë të kontrolluesit Xbox që tashmë e njihni.
"Nano" përdor bateri të rikarikueshme, megjithëse Xbox ende nuk ka zbuluar sa do të zgjasë një karikim. Gjithashtu, përfshin një "buton veprimi" programueshëm (Action Button), të cilin mund ta konfiguroni për të bërë foto të ekranit (screenshots), regjistruar lojën ose aktivizuar ndonjë shkurtore të përdorur shpesh.
Lidhet përmes "Xbox Wireless" dhe Bluetooth, që e bën të përdorshëm me çdo pajisje kompatibile. Xbox gjithashtu promovon "Nano" si kontrollues për të gjithë familjen.
Kontrolluesi "Xbox Nano" mund të porositet paraprakisht me çmim prej 50 dollarësh. Dorëzimi fillon në nëntor në 36 vende – përfshirë SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Japoni dhe Australi – dhe më vonë do të përfshihen edhe tregje të tjera. Çmimi do të ndryshojë në varësi të tregut.



