„Alkaloid“ me pjesëmarrjen e 23-të në ngjarjen kryesore globale farmaceutike CPHI

Vazhdojnë prezencat tradicionale të "Alkaloid" në një nga platformat kryesore globale në industrinë farmaceutike, me fokus në thellimin e partneriteteve ndërkombëtare, ndjekjen e tendencave më të fundit të industrisë dhe hapjen e mundësive të reja për zhvillim.
"Alkaloid" këtë vit shënon pjesëmarrjen e tij të 23-të në CPhI (Convention on Pharmaceutical Ingredients), ngjarja kryesore globale që lidh aktorët nga i gjithë zinxhiri farmaceutik. Botimi i 37-të i këtij viti i CPHI mbahet nga 6 deri më 8 tetor në Milano, Itali, duke bashkuar komunitetin farmaceutik në një vend për rrjetëzim, shkëmbim njohurish, prezantim inovacionesh dhe krijim mundësish të reja biznesi.

Pjesëmarrja e këtij viti e "Alkaloid" në CPHI Milan 2026 zhvillohet në shenjë të 90-vjetorit të kompanisë, ndërsa në fokus të prezantimit në panair janë kapacitetet moderne prodhuese, portofoli i prodhimit dhe arritjet kyçe zhvillimore të kompanisë.

Ekipi i "Alkaloid", i përbërë nga 35 përfaqësues nga sektorë të ndryshëm organizativë, gjatë tre ditëve të panairit realizoi një numër të madh takimesh me partnerët e tij biznesorë dhe furnizuesit, si dhe me bashkëpunëtorë potencialë. Theksi kryesor është vendosur në thellimin e partneriteteve ekzistuese, zhvillimin e mundësive të reja biznesore dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me aktorët kryesorë në industrinë farmaceutike.

Me më shumë se 62,000 profesionistë farmaceutikë dhe mbi 2,900 ekspozues nga e gjithë bota, CPHI, si një nga tubimet më të njohura botërore në fushën e farmacisë, bashkon kompanitë, ekspertët dhe inovatorët, duke ofruar një kuadër modern për prezantimin e teknologjive më të fundit dhe për krijimin e partneriteteve strategjike që hapin mundësi të reja për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të zgjidhjeve inovative farmaceutike.

Prezenca e vazhdueshme e "Alkaloid" në CPHI është pjesë e angazhimit afatgjatë të kompanisë për të ndjekur trendet globale në industrinë farmaceutike, për të forcuar konkurrencën ndërkombëtare dhe përmes njohurive, teknologjive dhe partneriteteve të reja të krijojë bazën për rritje të qëndrueshme në të ardhmen.

PR