Brad Pitt dhe Ines de Ramon në koncert në Paris, aktori surprizoi me zgjedhjen e modës

Brad Pitt (62) dhe e dashura e tij Ines de Ramon (33) u vunë re gjatë një dalje nate në Paris. Çifti shijoi koncertin e muzikantit britanik James Blake, dhe fotografët i kapën duke u mbajtur për dore pas performancës. Veshja e pazakontë e aktorit tërhoqi vëmendje të veçantë.
Për daljen, Pitt zgjodhi pantallona tërheqëse në nuanca rozë dhe vjollce dhe një xhaketë blu-jeshile, duke i kombinuar me një këmishë të bardhë, këpucë të zeza dhe syze me kornizë të artë. Ines mbante një xhaketë të butë krem, një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza prej lëkure, ndërsa pamjen e plotësoi me syze dielli.
Çifti dukej shumë i lumtur pas koncertit të këngëtarit 38-vjeçar, i njohur për këngët "Retrograde" dhe "Mile High".
Dalja e tyre në Paris ndodhi vetëm disa ditë pasi morën pjesë në "The Albies", një ngjarje e organizuar nga George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal në kuadër të Fondacionit "Clooney" për drejtësi. Ngjarja u mbajt në Muzeun e Historisë Natyrore dhe tërhoqi shumë personazhe të njohura. E emëruar sipas Albie Sachs – një gjyqtar dhe aktivist kundër apartheidit nga Afrika e Jugut – ngjarja ka për qëllim të nderojë individë që luftojnë për drejtësi dhe të drejtat e njeriut.
Brad dhe Ines janë në lidhje që nga fundi i vitit 2022, pasi u njohën përmes një miku të përbashkët. Për herë të parë u panë së bashku në publik atë nëntor, në koncertin e Bono-s në Los Anxhelos. Në atë kohë, një burim për revistën "People" zbuloi se ata ishin takuar prej disa muajsh, por përpiqeshin të mbanin lidhjen e tyre larg syve të publikut.
Ines, e cila është dizajnere bizhuterish, u zhvendos në shtëpinë e Pitt në fillim të vitit 2024. Që atëherë, ata shfaqen gjithnjë e më shpesh së bashku në ngjarje publike.
Para lidhjes me Ines, Pitt ishte i martuar me Angelina Jolie, e cila kërkoi divorc në shtator 2016, pas dy vjetësh martesë dhe gjithsej 12 vjet bashkëjetesë. Divorci erdhi pas një incidenti në një avion privat gjatë udhëtimit me gjashtë fëmijët e tyre. Pas mosmarrëveshjeve të gjata për kujdestarinë dhe financat, ish-bashkëshortët arritën marrëveshje për divorc në dhjetor 2024. Megjithatë, beteja e tyre ligjore nuk ka përfunduar plotësisht, pasi ata ende debatojnë për vreshtarinë franceze "Château Miraval".
Lajme të ngjashme
Princi Harry foli përsëri për periudhat e vështira të jetës në familjen mbretërore. Në një ligjëratë të re në "MasterClass", e regjistruar në Kaliforni, Duka i Sussex-it përshkroi në detaje sulmet e rënda të ankthit që kishte përjetuar. Ai deklaroi se madje edhe jakë e këmishës e bënte të ndihej i mbytur. Përmes…
10:52Manikiri, më saktë, kujdesi dhe pamja e thonjve prej kohësh kanë tejkaluar standardet e zakonshme. Në një botë ku trendet ndryshojnë thuajse gjatë natës, sezoni i vjeshtës sjell një kthesë estetike të papritur. Bëhet fjalë për atë që quhet "manikiri bambi" i frymëzuar nga modelet e drejve. Platforma si "TikTok"…
10:44Edhe pse kjo nuk është hera e parë që ai vendos për një ndryshim drastik të pamjes, Can Yaman përsëri surprizoi miliona adhurues në mbarë botën. Shikoni pamjen e tij të re. Can Yaman (36) – një nga aktorët më të njohur turq, i cili prej kohësh jeton dhe punon në Romë për shkak të projekteve të shumta që e shtynë të…
10:17


