E hënë, 2 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

„Horizontet Tingullorë të Maqedonisë“ nga Mimosa Qeka sonte në KIC – Shkup

Sonte, me fillim në orën 19:00, në Sallën 19.19 pranë Qendrës Kulturore-Informative në Shkup, pianistja dr. Mimosa Qeka do të mbajë recitalin solistik „Horizontet Tingullorë të Maqedonisë“.

Programi koncertor bashkon vepra nga Johann Sebastian Bach, Wolfgang Amadeus Mozart, Tomislav Zografski dhe Maurice Ravel, me theks të veçantë në transkriptimet për piano dhe mënyrat e ndryshme të formësimit të shprehjes muzikore në piano.

Mimosa Qeka është pianiste koncertale dhe doktorante e arteve muzikore, me aktivitet koncertor ndërkombëtar si soliste dhe muzikante kamariste. Ka performuar në Nju Jork, Paris, Vjenë, Romë, Pragë dhe Milano, ndërsa aktiviteti i saj profesional përfshin interpretimin koncertor, pedagogjinë pianiste dhe projektet autorale koncertore.

Projekti „Horizontet Tingullorë të Maqedonisë“ mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Lajme të ngjashme