(Video) Më në fund foli për aferën e bashkëshortit të saj dhe dëshmoi se është zonjë e vërtetë

Ketrin Zita-Dhons dëshmoi se është zonjë e vërtetë, pavarësisht skandalit aktual lidhur me bashkëshortin e saj, Majkl Daglas.
Vetëm dy ditë pasi bashkëshorti i saj, Majkl Daglas, publikoi kujtimet në të cilat pranoi hapur se kishte pasur një aferë me një kolege, aktorja Ketrin Zita-Dhons u vërejt në rrugët e Nju Jorkut me një kombinim që tërhoqi vëmendje dhe shikime plot admirim. Ajo mbante pantallona të zeza prej lëkure dhe një bluzë të thjeshtë të zezë.
Kjo krijoi një pamje në stilin "glamur i errët", të cilën ajo e plotësoi me taka të larta, duke i shtuar një dozë joshjeje gjithë kombinimit. Ajo përshëndeti fotografët e mbledhur me një buzëqeshje të shkëlqyer, duke treguar të gjithëve se situata aktuale rreth kujtimeve të bashkëshortit të saj nuk e ndikon aspak.
Në këtë drejtim, ajo së fundmi ishte e ftuar në emisionin The Today Show, ku u ndal në temën e kujtimeve të Daglasit. Ajo theksoi se vetë nuk i ka lexuar kurrë, por inkurajoi të tjerët ta bëjnë këtë.
"Sa shumë e dua bashkëshortin, nuk kam ndërmend të lexoj për të në mbrëmje, pas një dite të gjatë dhe të lodhshme", u shpreh aktorja me shaka, duke shtuar se të gjithë duhet ta lexojnë librin e tij sepse është jashtëzakonisht emocionues.




