Vjedhja e shekullit në Toskana: u vodhën 30.000 shishe verë me vlerë pesë milionë euro

Të paktën shtatë hajdutë me maska vodhën rreth 30.000 shishe verë, me vlerë pesë milionë euro, nga vinarija prestigjioze "Markizi Antinori" në Toskana, Itali. Mendohet se kjo është vjedhja më e madhe e verës e regjistruar ndonjëherë në vend, raporton britaniku "Guardian".
Hajdutët hynë në bodrumin e verës në Kortona, çaktivizuan alarmet dhe kamerat e mbikëqyrjes, pastaj me karroca ngarkuan dy kamionë me verëra të shtrenjta dhe u larguan.
Në mesin e shisheve të vjedhura janë edhe verërat e njohura "Solaia", "Guado al Tasso" dhe "Tignanello", nga vjelja e vitit 2023, çmimi i të cilave varion nga 120 deri në 400 euro për shishe.
Vjedhja ndodhi të shtunën e kaluar, më 3 tetor, por u zbulua vetëm të hënën, kur punonjësit mbërritën në punë.
"Grupi ishte shumë mirë i përgatitur. Një vjedhje me këto përmasa dhe vlerë nuk ka ndodhur deri tani në Itali", deklaroi drejtori ekzekutiv i vinarisë, Renzo Cotarella, për "Corriere della Sera".
Ai shprehu shpresën që hetuesit do të arrijnë të gjejnë të paktën pjesën e verës së vjedhur, duke theksuar se rrugët në Toskana janë të mbuluara me kamera mbikëqyrjeje.
Vinarija, themeluar në vitin 1385, ka paralajmëruar blerësit e saj të jenë të kujdesshëm nëse hasin oferta për verërat e saj jashtë kanaleve zyrtare të shitjes.
Lajme të ngjashme
Princi Harry foli përsëri për periudhat e vështira të jetës në familjen mbretërore. Në një ligjëratë të re në "MasterClass", e regjistruar në Kaliforni, Duka i Sussex-it përshkroi në detaje sulmet e rënda të ankthit që kishte përjetuar. Ai deklaroi se madje edhe jakë e këmishës e bënte të ndihej i mbytur. Përmes…
10:52Manikiri, më saktë, kujdesi dhe pamja e thonjve prej kohësh kanë tejkaluar standardet e zakonshme. Në një botë ku trendet ndryshojnë thuajse gjatë natës, sezoni i vjeshtës sjell një kthesë estetike të papritur. Bëhet fjalë për atë që quhet "manikiri bambi" i frymëzuar nga modelet e drejve. Platforma si "TikTok"…
10:44Edhe pse kjo nuk është hera e parë që ai vendos për një ndryshim drastik të pamjes, Can Yaman përsëri surprizoi miliona adhurues në mbarë botën. Shikoni pamjen e tij të re. Can Yaman (36) – një nga aktorët më të njohur turq, i cili prej kohësh jeton dhe punon në Romë për shkak të projekteve të shumta që e shtynë të…
10:17

