E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Liruar të gjithë shtatë të dyshuarit për përgatitjen e një sulmi ndaj një baze amerikane në Britani

08.10.2026, 13:03

Policia britanike ka liruar me kusht edhe të fundit, të shtatin e dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist ndaj bazës ajrore amerikane RAF Fairford në Mbretërinë e Bashkuar, raporton "Reuters".

Bëhet fjalë për një shtetas britanik 22-vjeçar, i cili është liruar me kushte strikte. Më parë, me kusht ishin liruar edhe gjashtë të dyshuarit e tjerë.

Pesë shtetas britanikë u arrestuan më 27 shtator pranë bazës në Gloucestershire, ndërsa disa ditë më vonë u arrestua edhe një burrë me shtetësi të dyfishtë britanike-iraniane. Policia antiterrorizëm njoftoi se hetimet vazhdojnë.

Rasti lidhet me vendimin e SHBA-së për të tërhequr bombarduesit e tyre nga baza për shkak të një kërcënimi të lidhur me Iranin. Sipas përfaqësuesve amerikanë, avionët u zhvendosën pas marrjes së informacioneve të inteligjencës për një plan të dyshuar iranian për një sulm të komplikuar me dronë ndaj bazës, e cila më parë ishte përdorur për sulme amerikane ndaj Iranit.

Lajme të ngjashme