Një vajzë gjashtëvjeçare ra nga kati i tretë në Berlin

Një vajzë gjashtëvjeçare ra nga dritarja e katit të tretë në Berlin, por u kap nga një burrë 34-vjeçar që po qëndronte poshtë dritares. Vajza pësoi vetëm lëndime të lehta dhe u dërgua në spital për vëzhgim.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në lagjen Neukölln, në një strehë për të pastrehët në Lanstraße.
Burrë e vërejti vajzën pranë dritares së hapur dhe u pozicionua poshtë saj. Pak më vonë, fëmija ra, dhe ai arriti ta kapte para se të binte në tokë, raportoi shërbimi publik i Berlinit rbb.
Gazeta berlineze B.Z. publikoi se burri u paralajmërua për situatën e rrezikshme nga britmat. Kur shikoi drejt dritares, pa vajzën, e cila ra pak më pas.
Pas incidentit, policia gjeti edhe dy vajza të tjera, me moshë dy dhe pesë vjeç, në dhomë. Nuk kishte të rritur me ta, kështu që policia mori kujdes të përkohshëm për fëmijët.
Prindërit nuk ishin në shtëpi në kohën e aksidentit. Sipas dëshmive të raportuara nga B.Z., ata ishin duke bërë pazar ushqimesh. Ata u kthyen gjatë ndërhyrjes policore.
Policia tani po heton rrethanat në të cilat fëmijët u lanë vetëm.
Ndaj nënës po zhvillohet procedurë për dyshim për shkelje të detyrës së mbikëqyrjes së fëmijës.
Lajme të ngjashme
Komisioni Evropian miratoi 168,2 milionë euro për tetë projekte që planifikojnë rritjen e prodhimit evropian të municioneve, eksplozivëve dhe komponentëve për raketa dhe dronë. Pritet që projektet të nxisin gjithsej 1,26 miliardë euro investime industriale, me qëllim përshpejtimin e prodhimit të pajisjeve ushtarake…
15:18Bashkimi Evropian po përpiqet të sigurojë fonde shtesë për Ukrainën në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe grupit G7 këtë javë, pasi vendi përballet me mungesë të fondeve financiare për vitin 2027. Këtë e konfirmoi komisioneri evropian për ekonomi, Valdis Dombrovskis, transmeton "Reuters". Financimi për…
14:58Oferta e reduktuar e naftës dizel në tregun botëror mund të vazhdojë gjatë pjesës më të madhe të vitit 2027, për shkak të prodhimit të kufizuar, ndërprerjeve në furnizimet nga Lindja e Mesme dhe Rusia dhe rezervave të reduktuara, paralajmëron Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Sipas raportit më të fundit mujor…
13:44
