Rubio: Lufta në Ukrainë është në një fazë të rrezikshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se lufta ruse në Ukrainë ndodhet në një ngërç të rrezikshëm dhe se SHBA do të vazhdojë të punojë për arritjen e një marrëveshjeje për të vënë fund konfliktit.
"Do të dëshironim të shihnim një zgjidhje për këtë luftë të arritur përmes negociatave, e cila do të jetë e përhershme, e qëndrueshme dhe e drejtë. Kjo është ajo për të cilën mbetemi të përkushtuar", i tha Rubio gazetarëve gjatë vizitës në Portugali.
Në javët e fundit, administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përpiqet të ringjallë negociatat për të vënë fund konfliktit katërvjeçar, i cili është më i përgjakshmi në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Parashikohet që negociatorët ukrainas të vizitojnë SHBA-në për bisedime të premten dhe të shtunën.
Sulmet e ndërsjella me dronë midis Rusisë dhe Ukrainës këtë vit gradualisht janë përhapur edhe në ekonomi, duke goditur objektiva që variojnë nga impiantet energjetike dhe rafineritë deri te portet dhe anijet që transportojnë naftë dhe drithëra, magazinat e tregtisë elektronike, dhe kohët e fundit edhe qendrat e të dhënave.
Rubio paralajmëroi se përshkallëzimi mund të shkaktojë një konflikt më të gjerë.
"Ky përshkallëzim mund të shndërrohet në një fushatë sabotimi në vendet fqinje anëtare të NATO-s", tha Rubio, duke shtuar se faktorë të tjerë "mund ta shndërrojnë shpejt luftën midis dy vendeve në një konflikt shumë më të gjerë dhe shumë më të rrezikshëm rajonal".
"Kjo luftë duhet të përfundojë me një marrëveshje të arritur përmes negociatave. Sa më shpejt, aq më mirë. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të lehtësojnë këtë proces. Ne kemi përpjekur. Do të vazhdojmë të përpiqemi. Por gjithashtu, nuk do të investojmë përpjekje në procese të kota nëse nuk mund të arrijmë përparim", shtoi Rubio.
Lajme të ngjashme
Komisioni Evropian miratoi 168,2 milionë euro për tetë projekte që planifikojnë rritjen e prodhimit evropian të municioneve, eksplozivëve dhe komponentëve për raketa dhe dronë. Pritet që projektet të nxisin gjithsej 1,26 miliardë euro investime industriale, me qëllim përshpejtimin e prodhimit të pajisjeve ushtarake…
15:18Bashkimi Evropian po përpiqet të sigurojë fonde shtesë për Ukrainën në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe grupit G7 këtë javë, pasi vendi përballet me mungesë të fondeve financiare për vitin 2027. Këtë e konfirmoi komisioneri evropian për ekonomi, Valdis Dombrovskis, transmeton "Reuters". Financimi për…
14:58Oferta e reduktuar e naftës dizel në tregun botëror mund të vazhdojë gjatë pjesës më të madhe të vitit 2027, për shkak të prodhimit të kufizuar, ndërprerjeve në furnizimet nga Lindja e Mesme dhe Rusia dhe rezervave të reduktuara, paralajmëron Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Sipas raportit më të fundit mujor…
13:44
