E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Shofer i dehur me makinë hyri në një restorant të mbushur në Selanik, tre persona të lënduar

11.10.2026, 18:19

Tre persona u lënduan pasi një shofer 45-vjeçar me makinë goditi xhamin e një objekti gastronomik në lagjen Evosmos, në Selanik.

Sipas informacionit të medias greke ERT, duke iu referuar policisë, shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, doli nga rruga dhe goditi lokalin. Gjatë testit të alkoolit u konstatua se 45-vjeçari drejtonte makinën nën ndikimin e alkoolit.

Në aksident u lënduan tre mysafirë në objektin gastronomik, ndërsa lokali pësoi dëme materiale.

Shoferi u arrestua dhe do të paraqitet para organeve kompetente gjyqësore.

Lajme të ngjashme