Të paktën 11 të vdekur dhe 27 të plagosur në përplasjen e një autobusi turistik me një kamion në Turqi

Të paktën 11 persona kanë vdekur, ndërsa 27 janë plagosur në një aksident të rëndë trafiku në pjesën perëndimore të Turqisë, pasi një autobus turistik u përplas me një kamion në autostradën në provincën Manisa.
Aksidenti ndodhi sot rreth orës 11 sipas kohës lokale, pranë pikës së pagesës Akhisar, në autostradën Gebze – Orhangazi – Izmir, njoftuan autoritetet lokale, transmeton Tanjug.
Sipas informacioneve fillestare, autobusi turistik po udhëtonte nga Bursa drejt Izmirit, kur pranë Akhisarit u përplas me kamionin.
Në aksident kanë humbur jetën të paktën 11 persona, ndërsa 27 janë plagosur.
Pas aksidentit, në vendngjarje u dërguan shumë ekipe të ndihmës së shpejtë mjekësore, zjarrfikës dhe policia. U nisën edhe operacione shpëtimi, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalet përreth.
Ministri turk i Punëve të Brendshme, Mustafa Çifçi, konfirmoi numrin e të vdekurve dhe informoi se shërbimet kompetente janë në terren dhe po ndjekin me kujdes situatën.



