(Video) Bezos: Këtë herë kthehemi në Hënë për të qëndruar, duhet të jemi më të shpejtë se Kina

SHBA planifikon të kthehet në Hënë, por këtë herë me qëllim që të vendosë një prani të përhershme dhe ekonomikisht të qëndrueshme atje, në dallim nga ekspeditat e shkurtra brenda programit "Apollo", deklaroi themeluesi i "Amazon" dhe kompanisë hapësinore "Blue Origin", Jeff Bezos.
"Këtë herë shkojmë në Hënë për të qëndruar, dhe këtë do ta bëjmë me kosto më të ulëta. Nuk do të jetë vetëm një mision tjetër pas të cilit kthehemi në shtëpi. Do të jetë një bazë e vërtetë dhe e qëndrueshme nga e cila do të mund të eksplorojmë Hënën", tha Bezos dje për "Fox News".
Ai vlerësoi se ekzistojnë të gjitha arsyet për të besuar se njerëzit do të mund të zbresin përsëri në Hënë në vitin 2028, duke theksuar rëndësinë e garës me Kinën.
"Duhet të mundim Kinën në kthimin në Hënë. Besoj se do të ia dalim", tha Bezos.
Sipas tij, Hëna mund të shërbejë si një bazë logjistike për misionet e ardhshme me ekuipazh njerëzor drejt Marsit. Ai theksoi se udhëtimi deri atje zgjat rreth tre ditë, dhe për shkak të gravitetit më të ulët, ngritja e ngarkesave nga sipërfaqja e saj kërkon shumë më pak energji se nga Toka.
Kompanisë "Blue Origin" i takon një nga partnerët kryesorë tregtarë të NASA-s në programin "Artemis". Ajo po zhvillon një sistem për uljen në Hënë me të cilin astronautët duhet të transferohen në sipërfaqen e saj brenda misionit "Artemis V".
Lajme të ngjashme
Komisioni Evropian miratoi 168,2 milionë euro për tetë projekte që planifikojnë rritjen e prodhimit evropian të municioneve, eksplozivëve dhe komponentëve për raketa dhe dronë. Pritet që projektet të nxisin gjithsej 1,26 miliardë euro investime industriale, me qëllim përshpejtimin e prodhimit të pajisjeve ushtarake…
15:18Bashkimi Evropian po përpiqet të sigurojë fonde shtesë për Ukrainën në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe grupit G7 këtë javë, pasi vendi përballet me mungesë të fondeve financiare për vitin 2027. Këtë e konfirmoi komisioneri evropian për ekonomi, Valdis Dombrovskis, transmeton "Reuters". Financimi për…
14:58Oferta e reduktuar e naftës dizel në tregun botëror mund të vazhdojë gjatë pjesës më të madhe të vitit 2027, për shkak të prodhimit të kufizuar, ndërprerjeve në furnizimet nga Lindja e Mesme dhe Rusia dhe rezervave të reduktuara, paralajmëron Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Sipas raportit më të fundit mujor…
13:44
