E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Në Peru u arrestuan tre evropianë që kontrabandonin mbi 3.000 tarantula të fshehura në çorape të pista

Mbi 3.000 tarantula u sekuestruan në aeroportin e Limës, kryeqytetit të Perusë, gjatë një përpjekjeje për t'i kontrabanduar në Gjermani, njoftuan autoritetet peruanë, transmeton AFP.

Merimangat ishin fshehur në çorape të pista të shpërndara në tre valixhe që i mbanin dy shtetas gjermanë dhe një polak, njoftoi Shërbimi Kombëtar për Pyjet dhe Jetën e Egër të Perusë (SERFOR).

X (Twitter)

Në një përpjekje të pazakontë të dështuar për kontrabandë, 3,000 tarantula u sekuestruan në një aeroport peruan, pasi një informacion anonim i çoi autoritetet të kontrollojnë valixhet e dy shtetasve gjermanë dhe një shtetasi polak që po hipnin në një fluturim për në Gjermani. https://t.co/6K2R9yUwS4

— Al Jazeera English (@AJEnglish) 5 nëntor 2026

Shiko në X

Kontrabanda u zbulua gjatë një kontrolli rutinë doganor në aeroportin ndërkombëtar "Jorge Chavez", pasi zyrtarët vunë re lëvizje të pazakonta në bagazhe.

"Vërejtëm se disa prej tyre lëviznin. Kishte të vegjël dhe të mëdhenj", deklaroi Kora Suarez, zyrtare e SERFOR.

Sipas saj, një tarantulë në Evropë mund të shitet për rreth 500 euro, që do të thotë se vlera e merimangave të sekuestruara në tregun e paligjshëm mund të arrijë deri në 1.5 milionë euro.

Tarantulat vinin nga pjesë të ndryshme të Perusë dhe ishin në faza të ndryshme zhvillimi, nga vezët dhe të sapolindurit deri te individët e rritur.

Të tre të dyshuarit u arrestuan, dhe autoritetet njoftuan fillimin e procedurave penale ndaj tyre.

Sipas Interpolit, tregtia e paligjshme me kafshë të egra sjell rreth 20 miliardë dollarë të ardhura në vit në nivel global.

Lajme të ngjashme