(Video) Vuçiç si influencues, publikon video nga kafeneja

Presidenti serb në largim, Aleksandar Vuçiç, ka intensifikuar aktivitetin në rrjetet sociale, ku pothuajse çdo orë publikon foto dhe video. Vetëm sonte ndau disa incizime nga një kafene në Beograd, ku pi dhe argëtohet me mbështetës të partisë së tij, Partisë Progresive Serbe.
Në njërën nga videot shihet se si të pranishmit bëjnë gëzuar dhe argëtohen, ndër ta edhe Vuçiç.
Më parë, ai publikoi një video edhe me pronarin e medias "Informer", Dragan J. Vuçiçevic, gjithashtu në kafenen "Çaci Bar".
"Nuk e di çfarë feston Dragan. Më ftoi mua dhe disa funksionarë të tjerë shtetërorë, Ana, Siniša dhe Toni, kështu që erdhëm në këtë kafene 'Çaci Bar'. Nuk e di çfarë feston Dragan, ndoshta sepse po i mbyllin median. Por unë e di që mbyllja e medias së tij është fillimi i fundit të tyre. Dhe ata nuk kuptuan asgjë", tha Vuçiç.
Në video, të dy përsëritën mesazhin: "Serbia fiton".



