Zelenski njoftoi ndryshime të reja kadrovike në ushtrinë ukrainase, për momentin pa detaje për pozicionet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski njoftoi ndryshime të reja kadrovike në forcat e armatosura të Ukrainës, por nuk zbuloi se cilat funksione dhe pozicione do të përfshihen në vendimet e marra.
"Komandanti suprem dhe unë po përgatisim vendime kadrovike në forcat e armatosura të Ukrainës. Dua t'u falënderoj të gjithë atyre që i shërbejnë Ukrainës", deklaroi Zelenski, duke iu referuar komandantit suprem Mykhailo Drapatyi.
Gjithashtu, ai bëri apel ndaj anëtarëve të ushtrisë ukrainase që të kujdesen për sigurinë e tyre për shkak të rrezikut nga sulmet me raketa.
Për momentin nuk ka informacione shtesë se cilat pozicione ushtarake do të përfshihen në ndryshimet e paralajmëruara, as kur ato do të zbatohen.



