Moti me re të ndryshueshme me periudha me diell, mjegull në mëngjes në lugina

Moti sot do të jetë me re të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës në mëngjes. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Temperatura në mëngjes do të lëvizë nga minus 1 deri në 7 gradë, ndërsa ajo ditore nga 8 deri në 18 gradë.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me re të ndryshueshme me periudha me diell dhe erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura në mëngjes do të arrijë deri në 4 gradë, ndërsa ajo ditore deri në 15 gradë.



