E shtunë, 7 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

VMRO-DPMNE i bëri thirrje Prokurorisë të hapë rast për deklaratat e LSDM-së për Altha Bankën

VMRO-DPMNE i bëri thirrje Prokurorisë Publike të hapë rast nga zëri i parë dhe të hetojë deklaratat publike të LSDM-së dhe kryetarit të partisë, Venko Filipçe, lidhur me rastin me Altha Bankën. Nga partia pretendojnë se përmes akuza të paprovuara krijohet shqetësim tek qytetarët dhe dëmtohet besimi në sistemin bankar.

Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM qëllimisht përhap panik dhe shkakton mosbesim ndaj institucioneve për të fituar pikë politike. Ata theksojnë se siguria financiare e qytetarëve nuk duhet të jetë objekt i llogarive politike ditore.

Partia në pushtet kërkon nga Prokuroria të hetojë nëse në rast ekzistojnë baza për veprim sipas nenit 315 të Kodit Penal, që lidhet me veprën penale sabotazh. Ata mendojnë se deklaratat publike të LSDM-së para Bankës Popullore dhe akuzat drejtuar institucioneve duhet të jenë objekt i verifikimit.

Në njoftim përmenden edhe mosmarrëveshje politike të mëparshme rreth marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar, programit IPARD, raportit të Thomas Weitz, pagesës së pensioneve, kredisë hungareze dhe gjendjes së ujit në Gostivar.

"Prokuroria Publike duhet të përgjigjet në një pyetje të thjeshtë: a mundet në këtë shtet secili pa përgjegjësi të shpërndajë pretendime që mund të shkaktojnë shqetësim tek qytetarët dhe të dëmtojnë besimin në institucionet financiare?", pyet VMRO-DPMNE.

Partia thekson se Prokuroria duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe se heshtja nuk duhet të jetë përgjigje.

Lajme të ngjashme