Vuçiç kundër kundërshtarëve: T'ju them diçka njerëz të mjerë, më mirë është të jesh në burg sesa të ulesh pranë jush

Ish-presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu drejtua publikut përmes një videoje në profilin e tij në TikTok. Në klipin e shkurtër, ai komentoi atë që e përshkroi si "tre ditë terror revolucionar të vërtetë".
"Të gjithë ata që kurrë nuk arritën asgjë në jetë, por megjithatë gënjyen veten se janë shumë të rëndësishëm, vendosën të derdhin zemërimin e tyre mbi njerëz të sjellshëm, normalë. Nga sulmet në një stacion televiziv, sikur dikush tjetër ta kishte organizuar atë, deri te depërtimi në ambientet e 'Srbijavode' dhe në një festë, madje edhe pengimi i një prifti që të udhëheqë lutjen", tha Vuçiç.
Ai shtoi se Serbia tashmë ka përjetuar ngjarje të ngjashme edhe në vitin 2000, kur "në pushtet erdhën më të këqijat e më të këqijve".
"Tani kanë ardhur njerëz edhe më të këqij se ata", pretendoi ai.
Vuçiç gjithashtu vuri re se po sheh si bashkëpunëtorët e tij nga 10 deri në 15 vitet e fundit tërhiqen gradualisht, duke shtuar se "të gjithë ata kanë arsye të jenë të zemëruar dhe të ofenduar".
@jasamaleksandar Nikada neću odustati od borbe protiv najgorih, a to su blokaderi! #srbija🇷🇸 #sns #vučić ♬ original sound – Ja sam Aleksandar
Më pas ai iu drejtua konkretisht Jovo Bakiqit, anëtar i "Listës së Studentëve". "Shikoni, këtu është ky Jovo Bakiç, i cili kandidoi vetë për ministër, sepse nuk besoj se dikush serioz do ta emëronte për ministër të punëve të brendshme. Sigurisht, ai shkel çdo gjë që premtonin, ashtu siç e shkelën këto tre ditë. Thonin se duan rikthimin e institucioneve, rikthimin e shtetit, besimin në institucionet. Por nuk kursyen asnjë institucion, por nisën t'i shkatërrojnë të gjitha. Jashtë-institucionale", tha Vuçiç.
Ai gjithashtu iu referua deklaratës së Bakiqit se ai (Vuçiç) duhet të arrestohet.
"T'ju them diçka, njerëz të mjerë. Më mirë është të jesh në burg sesa të ulesh pranë jush. Dhe këtë mbajeni mirë mend. Dhe këtë e thashë vetëm për ju, njerëzit e thjeshtë, që të kuptoni sa jam i gatshëm të sakrifikoj", tha ai.
Vuçiç pretendon se anëtarë të "Listës së Studentëve" kanë kontrolluar rastet në prokurori, si rasti me "topin zanor". "Nuk kishte asnjë top zanor, turp për ju, gënjeshtarë", u tha atyre, duke shtuar se këto gjëra do të vazhdojnë.
Në fund, ai iu drejtua qytetarëve të Serbisë. "Qëndrueshmëria ime, guximi dhe vendosmëria për të luftuar kundër më të këqijve, atyre që bllokojnë, për t'u përballur me ta dhe për t'u rezistuar për shkak të gjithë së keqes që i kanë shkaktuar këtij vendi gjatë dy viteve të fundit... Do të vazhdoj ta bëj këtë. Guximshëm. Deri sa të marr frymë. Dhe nuk ka rëndësi nga vjen", përfundoi Vuçiç.



