E diel, 18 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Arrestohet një 18-vjeçar nga Kumanova: në shtëpinë e tij u gjetën pushkë automatike, municion dhe një pajisje me timer

18.10.2026, 13:00

Një banor 18-vjeçar i Kumanovës është arrestuar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij policia gjeti një pushkë automatike, municion dhe një pajisje e punuar me dorë e lidhur me timer dhe bateri.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 17 tetor 2026, në orën 19:15, punonjës policie nga SPB Kumanovë arrestuan R.D. (18).

Gjatë kontrollit, i kryer me urdhër gjykate, u gjetën një pushkë automatike, karikatorë për pushkë automatike me 44 fishekë, një gëzhojë e qëlluar dhe një pajisje e punuar me dorë e lidhur me timer dhe bateri.

MPB njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit kundër 18-vjeçarit do të ndiqet padi e përshtatshme.

Lajme të ngjashme