E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Brenda fundjavës arrin dërgesa e parë nga gjithsej 3.300 kontejnerë të rinj; Gjorgjievski u mburr: Po shkruajmë një kapitull të ri në higjienën publike

08.10.2026, 12:09

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski theksoi se mjetet e specializuara për NP “Higjiena Komunale” tashmë janë dorëzuar në qytet dhe në ditët në vijim, pas përfundimit të procedurave ligjore, do të dalin në terren.

– Brenda fundjavës arrin edhe dërgesa e parë nga gjithsej 3.300 kontejnerë të rinj, blerja më e madhe deri më tani. Qyteti i pastër do të thotë shëndet, dinjitet dhe jetë më të mirë për të gjithë. Prandaj, secili prej nesh ka përgjegjësi ta ruajë atë. Puna jonë le të jetë nxitje për kujdes më të madh, dhe çdo rrugë e pastër obligim që të mbetet e tillë – deklaroi Gjorgjievski.

Gjorgjievski theksoi se Shkupi ka humbur shumë gjatë për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mosveprimit të paraardhësve, dhe kësaj neglizhence i vjen fundi me punë dhe veprime konkrete. Me vullnet të fortë, punë të palodhur dhe përgjegjësi të përbashkët, Shkupi do të jetë përsëri një qytet krenar.

Lajme të ngjashme

MPB me detaje për rastin me sulmin e pretenduar ndaj të rinjve nga ana e policëve

MPB ka ngritur padi penale kundër tre personave për kryerjen e veprave penale "pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprës zyrtare" dhe "prodhimi dhe futja në qarkullim pa leje e drogërave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" në lidhje me ngjarjen që ndodhi më 7 tetor, në të cilën policët dyshohet se…

18:28
Siljanovska-Davkova: E vërteta historike për hebrenjtë maqedonas duhet të ruhet

Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova sot pati një takim me Michael Berenbaum, profesor i shquar i studimeve hebraike dhe ekspert për Holokaustin, i cili në mars të këtij viti e shoqëroi gjatë vizitës në Kompleksin Memorial "Treblinka" në Poloni. Në takim morën pjesë Goran Sadikario, drejtor i Fondit të Holokaustit të…

18:01
Nesër mot me diell me temperatura deri në 20 gradë

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë Povaradarisë do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë, njofton UHMK. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 9, ndërsa ajo…

17:59