E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Cili është qëndrimi i vërtetë i LSDM-së për Barutanën, pyesin nga ZNAM

08.10.2026, 09:03

Është e qartë se në LSDM ekziston një mosmarrëveshje serioze e qëndrimeve për
Barutanën thonë nga ZNAM.

„Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe deklaroi publikisht se, derisa ai të jetë lider i partisë, në Barutanë nuk do të vendoset asnjë tullë. Në të njëjtën kohë, drafti i diskutueshëm i DUP për Barutanën u miratua para Këshillit të Komunës Qendër dhe mori mbështetje pikërisht nga këshilltarët e LSDM-së.
Cili është qëndrimi i vërtetë i LSDM-së për Barutanën“, pyesin nga partia.

Nga ZNAM sqarojnë se këshilltarët e Lëvizjes ZNAM për Maqedoninë Tonë, në Këshillin e Komunës
Qendër kanë pasur një qëndrim të qartë, kanë votuar kundër dhe mbeten, siç thonë, të qëndrueshëm në atë qëndrim.

„Nëse lideri i LSDM-së thotë sot se „Nuk do të vendoset asnjë tullë“, kjo të mos mbetet vetëm një deklaratë politike tjetër dhe që të jenë në të njëjtën linjë me nënkryetarin e LSDM-së dhe aktualisht Kryetarin e Komunës Qendër, Goran Gerasimovski.

Prandaj sot kërkojmë nga Kryetari Goran Gerasimovski të bëjë një hap konkret“.

Qytetarët e Qendrës, shtojnë nga ZNAM, nuk kërkojnë as koordinime politike, as partiake, as premtime boshe.

„Kërkojnë një procedurë të qartë. Kërkojmë nga Filipçe, Gerasimovski dhe këshilltarët e LSDM-së në Këshillin e Komunës Qendër të harmonizojnë qëndrimet dhe në interes të qytetarëve që i kanë votuar, të tërhiqet drafti i DUP-it për Barutanën.

Lajme të ngjashme

MPB me detaje për rastin me sulmin e pretenduar ndaj të rinjve nga ana e policëve

MPB ka ngritur padi penale kundër tre personave për kryerjen e veprave penale "pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprës zyrtare" dhe "prodhimi dhe futja në qarkullim pa leje e drogërave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" në lidhje me ngjarjen që ndodhi më 7 tetor, në të cilën policët dyshohet se…

18:28
Siljanovska-Davkova: E vërteta historike për hebrenjtë maqedonas duhet të ruhet

Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova sot pati një takim me Michael Berenbaum, profesor i shquar i studimeve hebraike dhe ekspert për Holokaustin, i cili në mars të këtij viti e shoqëroi gjatë vizitës në Kompleksin Memorial "Treblinka" në Poloni. Në takim morën pjesë Goran Sadikario, drejtor i Fondit të Holokaustit të…

18:01
Nesër mot me diell me temperatura deri në 20 gradë

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë Povaradarisë do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë, njofton UHMK. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 9, ndërsa ajo…

17:59